Agjenti i fshehtë gjendet i vrarë


Agjenti i fshehtë gjendet i vrarë

18:43 27/03/2019

Një agjent i fshehtë francez është gjetur i vrarë në një parking makinash në zonën e Alpeve pranë liqenit të Gjenevës. 57-vjeçari Daniel Forestier ishte përfolur në të kaluarën si i përfshirë në një komplot për të vrarë një politikan kongolez.

Së bashku me një ish-agjent tjetër, Forestier ishte akuzuar Shtatorin e kaluar se kishte komplotuar për të vrarë gjeneralin Ferdinand Mbaou, i cili kishte jetuar në Francë për rreth 20 vjet.

57-vjeçari ishte qëlluar me 5 plumba në kokë dhe në zemër. Forestier kishte punuar 14 vite për DGSE, inteligjenca franceze.

“Vështirë të besohet se kjo vrasje nuk ka lidhje me implikimin e tij në çështjen Mbaou”,

shkruajnë mediat franceze sipas informacioneve që kanë marrë nga grupi hetimor.

Lajmi për vdekjen e Forestier shokoi banorët e fshatit Lucignes, ku 57-vjeçari kishte shërbyer edhe në këshillin lokal. E kaluara e tij e lidhur me shërbimin sekret nuk ishte diçka e panjohur për banorët e fshatit. Daniel Forestier kishte botuar një roman gjysmë-autobiografi. Ish-agjenti francez kishte hapur edhe një lokal me emrin “Escapade” dhe më vonë shërbeu për 4 vjet në këshillin lokal të fshatit.

Avokati i viktimës u tha mediave se klienti i tij nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin para se të akuzohej për komplotin e vrasjes së politikanit kongolez. Këto akuza, Forestier i kishte hedhur poshtë, u shpreh avokati.

/tvklan.al






Të ngjashme