Agjentja e FBI që u martua me militantin e ISIS, të cilin po e hetonte
FBI ka konfirmuar së fundmi se një prej përkthyeseve të saj, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë për të hetuar një militant të Shtetit Islamik, përfundoi duke u martuar me të në fshehtësi.
Historia në fjalë u bë publike nga rrjeti amerikan CNN. Në një material të gjatë, tregohet sesi Daniela Greene gënjeu punëdhënësit e saj mbi një udhëtim të bërë në vitin 2014. 38 - vjeçarja vuajti dy vite burg pasi u rikthyer në SHBA. [caption id="attachment_276735" align="aligncenter" width="848"]Daniela Greene
[/caption] Historia e Greene u mbajt sekrete me urdhër të një gjykatësi amerikan, por u bë publike për herë të parë në fillim të kësaj jave, pasi të dhënat e gjykatës federale u bënë publike. Burri me të cilin u martua Greene, Denis Cuspert, ishte një reper gjerman i kthyer në rekrut të ISIS. Në Shkurt të 2015 -ës, qeveria amerikane e cilësonte atë "një terrorist të posaçëm global". Në një video propaganduese ai shfaqej duke mbajtur në dorë kokën e prerë të një njeriu. Sipas CNN, Greene, e cila punonte në zyrën e terrenit të FBI të Detroid, në Janar të 2014 -ës, iu caktua si detyrë që të investigonte Cuspert. Gjashtë muaj më vonë, linguistja, njohëse gjithashtu e gjuhës gjermane, udhëtoi drejt Sirisë për t'u martuar me të. E lindur në Çekosllovaki, Greene i tha eprorëve të saj se po planifikonte një udhëtim drejt Gjermanisë për të vizituar prindërit. Por në fakt, ajo do të udhëtonte drejt Turqisë ku kaloi kufirin sirian me ndihmën e operativëve të ISIS. Në atë kohë, Greene ishte e martuar me një amerikan. Sipas CNN, shumë pak kohë pasi mbërriti në Siri, në Qershor të vitit 2014, ajo u martua me Cuspert. [caption id="attachment_276730" align="aligncenter" width="660"]Denis Cuspert
[/caption] Ky i fundit kishte hequr dorë nga emri i tij i artit, Deso Dogg dhe e quante veten Abu Talha al -Almani. Nuk kaloi shumë kohë dhe Greene mësohet se nisi të kishte dyshime për martesën e saj të re. Në një mesazh të dërguar një personi në SHBA, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ajo do të shkruante:"Këtë herë kam bërë një lëmsh të madh".
Ndërsa një ditë me vonë ajo shkruante:"Kam ikur dhe nuk mund të kthehem mbrapsht. Ndodhem në një ambient tepër të egër dhe nuk e di sa gjatë do të mund të zgjas këtu, por nuk ka rëndësi, tashmë është shumë vonë".
[caption id="attachment_276731" align="aligncenter" width="624"]Denis Cuspert
[/caption] Brenda një muaji nga mbërritja në Siri, ajo u arratis dhe u rikthye në SHBA. Gruaja pranoi për hetuesit se i kishte treguar Cuspert se ai ishte në qendër të një hetimi të FBI. Mbetet e paqartë sesi ia doli që të arratisjes nga territori i kontrolluar nga Shteti Islamik. Greene u shpall fajtore në Dhjetor të 2014 -ës, për deklarata të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Ajo vuajti dënimin me 2 vite heqje lirie në burg federal dhe u la e lirë verën e shkuar. Greene aktualisht punon si hostes në një hotel, vendndodhja e të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas dokumenteve të gjykatës, të shtëna në dorë nga CNN, prokurorët i konsideruan veprimet e saj si "skandaloze" që meritonin një "dënim të ashpër". [caption id="attachment_276738" align="aligncenter" width="887"]Daniela Greene
[/caption] Megjithatë, bashkëpunimi me autoritetet bëri që Greene të merrte një dënim më të butë. Avokati i saj, Shawn Moore i tha CNN se Greene ishte "e zgjuar, por padyshim naive" dhe se ndjente keqardhje për sa kishte ndodhur."Ajo ishte një njeri që nuk dëshironte të keqen e askujt e që u mpleks në diçka më të madhe se ajo",
shtoi Moore./tvklan.al