Agrobiznesi: Ministria e Bujqësisë s’është në gjendje të garantojë prodhimet
Shoqata e Agrobiznesit Shqiptar kërkon nga Ministria e Bujqësisë marrjen e masave ndëshkuese për ata fermerë që abuzojne me prodhimet bujqësore, pa qenë nevojë të bëhet shoë mediatik.
Kryetari i Shoqatës së Agrobiznesit Enver Ferizaj thotë se autoritetet të denoncojnë ato raste që konstatohen me abuzime, pa qenë nevoja të përgjithësohet problem.
Analizat në laboratorë sipas Shoqatës së Agrobiznesit,duhet të mbahen të fshehta pasi përhapet panik te prodhuesit dhe të konsumatorët.
Duke mos qenë të aftë që të kontrollojnë se kush i përdor hormonet e kush jo, autoritetet po penalizojnë edhe fermerët e ndershëm dhe po dëmtojnë të gjithë sektorin bujqësor.
Tv Klan