Dokumenti/ Agron Xhafaj kallëzim penal për 3 përfaqësues të PD
Pas publikimit nga Partia Demokratike të audio-përgjimit, ka reaguar Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai ka dorëzuar pasditen e sotme një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj 3 zyrtarëve të Partisë Demokratike; Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji. Agron Xhafaj, që ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj, i konsideron pa bazë akuzat duke kërkuar ndjekjen penale për 3 përfaqësuesit e Partisë Demokratike për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në padinë e tij ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me audio-përgjimin e publikuar. Tv Klan