Ahmetaj: 17.9% rritje ekonomike gjatë Prill-Qershorit


Ahmetaj: 17.9% rritje ekonomike gjatë Prill-Qershorit

16:10 30/09/2021

“11.7 përqind në gjysmën e parë të vitit”

Pas goditjeve që ekonomia shqiptare mori nga tërmeti i 2019 dhe pandemia Covid-19, këtë 6 mujor ka dhënë shenja pozitive rimëkëmbje.

Shifrat e INSTAT-it vetëm 3 mujorin e 2 të këtij viti flasin për një rritje ekonomike prej 17.9 përqind dhe për qeverinë ky është tregues optimist për të arritur objektivin e vendosur në programin politik të këtij mandati të tretë.

“Ekonomia shqiptare tregoi që kishte aftësi rikuperuese dhe bizneset treguan që kishin qëndrueshmëri për të përballuar krizat. Në tremujorin e dytë rritja ishte e konsiderueshme dhe kjo na jep indicie të rëndësishme për të ardhmen. Zbatimi i reformave dhe ecuria e deritanishme na bën besimplotë për këtë. Në total në gjashtëmujor ekonomia shqiptare u rrit me 11.7% që është rritja më e madhe e Rajonit. Vendet e tjera kanë pasur ulje”.

Sektorët që kanë performuar më mirë janë ndërtimi ku duket se ka ndikuar dhe programi rindërtimit duke njohur një rritje me 41.6 përqind. Industria nxjerrëse dhe sektori energjetik me 39 përqind duke u pasur nga tregtia, trasporti dhe hoteleria me 31. 8 përqind. Pikërisht ky fakt, që të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit zëvendëskryeministri nuk përjashton mundësinë të ketë një rishikim të buxhetit për herë të 4 brenda këtij viti.

Tv Klan






Të ngjashme