Ahmetaj: 233 shtëpi të reja në Xhafzotaj
“Banorët do futen në banesat e reja brenda vitit”
Edhe pse për fat të mirë nuk pati asnjë jetë të humbur, Bashkia e Shijakut rezulton me dëmet më të mëdha në banesa pas Durrësit, nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Vetëm në njësinë e Xhafzotaj do të ndërtohen 233 shtëpi të reja ndërsa në gjithë Bashkinë Shijak 508.
Angazhimi i qeverisë është që familjet që ngelen pa strehë të futen në shtëpitë e rindërtuara përpara fundit të këtij viti.
Në të gjitha bashkitë e prekura nga goditja e sizmike e vitit të shkuar do të ndërtohen 3400 banesat individuale.
Tv Klan