Ahmetaj: Do të thellojmë progresivitetin në paga


Ahmetaj: Do të thellojmë progresivitetin në paga

15:20 16/05/2017

Përveç premtimit për të hapur 220 mijë vende të reja pune, nëse vjen sërish në pushtet, socialistët do të ndryshojnë përsëri tatimin e pagave. Ka qenë kreu i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se shumë shpejt në fushatë do të prezantohet modeli i ri taksimi, i cili do të thellojë progresivitetin dhe do të zbehë pabarazinë.

Nëse futet në fuqi paketa “One billion project”, Ahmetaj tha se rritja ekonomike në 4 vitet e ardhshme do të kalojë shifrën 6%. Për të e vetmja dukuri që sot kërcënon rritjen dhe mirëqenien e vendit është “çadra” e opozitës.

Në fund Ahmetaj u përgjigj edhe për dukurinë e shtimit të sasisë së eurove në Shqipëri dhe mohoi kategorikisht efektin “kanabis”. Euro është shtuar për shkak të turizmit, ku vetëm gjatë 2016-ës vizitorët kanë sjellë 1.5 miliard euro tha kreu i financave.

Tv Klan






Të ngjashme