Ahmetaj: Eurobondi, test për Shqipërinë
Huaja e marrë nga qeveria shqiptare në bursat ndërkombëtare prej 500 milionë Eurosh për ministrin e Financave Arben Ahmetaj është tregues i qartë i besimit që investitorët e huaj kanë tek ekonomia shqiptare.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave :
Tregjet financiare e futen në skanerin tonë dhe pranuan të investojnë tek siguria e Shqipërisë me një kupon 7 vjeçar me nivel 3.5%.
Optimizmin për performancën në rritje të ekonomisë Ahmetaj e mbështeti në shifra kur foli për rritjen e investimeve të huaja në vend.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave:
Vetëm në 6 mujorin e parë të 2018 e kemi rritjen e investimeve të huaja 28%. Investimet në tërësi dhe ato të huaja kanë kontribuar në ekonomi dhe rritjen e saj.
Në funksion të zhvillimit ekonomik dhe thithjes së kapitalit të huaj Ahmetaj pohoi se qeveria po përgatit një ligj integral.
Tv Klan