Ahmetaj: Kemi hapur 220 mijë vende të reja pune
Gjatë një takimi me të rinjtë të cilët kanë marrë certifikatat për aftësimin në fushën e hoteleri turizmit, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj tha se në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë hapur 220 mijë vende pune. Ahmetaj tha se shifrat kanë dalë nga borderotë e drejtorisë së Tatimeve.
Po ashtu Shqipëria ka nisur një strategji kombëtare për rritjen e punësimit, duke vënë në dispozicion të ndërmarrjeve institucionet shtetërore në mënyrë që të kryhen trajnime për aftësimin profesional të fushave që ka nevojë tregu.
Tv Klan