Ahmetaj: Kryeministri ka avancuar paketën ekonomike për një tjetër shtresë


Ahmetaj: Kryeministri ka avancuar paketën ekonomike për një tjetër shtresë

12:22 23/04/2020

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri për administrimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19, Arben Ahmetaj tha  se kryeministri Edi Rama ka vendosur sot që të zgjerojë paketën e ndihmës ekonomike edhe për familjet që kanë dalë nga asistenca sociale një vit më parë.

Ahmetaj, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare tha se në paketat ekonomike të propozuara nga qeveria, janë ndërtuar mbi konceptin e dhënies së ndihmës së atyre që janë më në nevojë se të tjerët.

“52 mijë qytetarë kanë marrë pagën e parë të luftës, sot janë 11 mijë me paketën e dytë, 150 milion dollarë që janë kamatëvonesat… Doni të dini se ku shkojnë paratë? Po ua them me bindje dhe përgjegjësi zyrtare, tek qytetarët që kanë më shumë nevojë se të gjithë. Sot kryeministri ka vendosur që të avancojë paketën me një shtesë për familjet në nevojë që kanë dalë nga mbështetja e asistencës sociale”. /tvklan.al






Të ngjashme