Ahmetaj: Lista e PD-së nuk ka përgjegjësi politike
Socialistët kërkojnë në Kavajë edhe votat e demokratëve për të marrë dhe njëherë drejtimin e bashkisë. Arsyet se përse duhet besuar Partia Socialiste Arben Ahmetaj i gjen te lista e Partisë Demokratike, e cila sipas tij nuk ka askënd që të mbajë përgjegjësi politike përpara qytetarëve të Kavajës.
Arben Ahmetaj ishte në Kavajë për të prezantuar dhe mbështetur kandidatin e ri të socialistëve, i cili do të garojë po ashtu në zgjedhjet e 25 qershorit.
Dorian Murati premtoi që do të ribëjë qendrat e shumicës së fshatrave të Kavajës, ashtu siç PS rindërtoi nga e para sheshin e këtij qyteti.
Tv Klan