Ahmetaj: Morëm dakordësinë e FMN për buxhetin 2017 


Ahmetaj: Morëm dakordësinë e FMN për buxhetin 2017 

14:32 02/11/2016

Qeveria ka marrë dakordësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për buxhetin dhe paketën fiskale 2017. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se buxheti i ri është buxhet i financimit të reformave strukturore dhe investimeve.

“Buxheti i 2017 do të jetë në vijat e programit me FMN me një deficit 2% dhe me një balancë primare pozitive me 0.7 %, për herë të dytë pas 2016, ku balanca pritet të jetë 0.4% e PBB.”

Shefja e FMN zbuloi disa detaje të paketës së re fiskale.

“Për ta arritur objektivin fiskal, qeveria është e angazhuar për një paketë fiskale që përfshin rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe rritjen e mbulimit dhe fuqizimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën. Qeveria do të realizojë edhe kursime permanente nga shpenzimet e buxhetit  2016. Qeveria është e angazhuar për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore”.

Një nga versionet e draftit paraprak të buxhetit tregon se për vitin e ardhshëm, të ardhurat totale në arkën e shtetit parashikohet të arrijnë në 436.4 miliardë lekë, me një rritje prej afro 21.8 mld lekë më shumë se viti 2016.

Ndërsa shpenzimet pritet të jenë 469.5 miliardë lekë, afro 20 miliardë më shumë se ky vit. Sipas tabelave paraprake, Fondi për Politikat e Reja të Pagave dhe Pensioneve pritet të jetë afro 8.9 miliardë lekë. 6 miliardë lekë për politikat e reja të pagave dhe 2.9 miliardë lekë, për politikat e reja të pensioneve.

Tv Klan

 






Të ngjashme