Ahmetaj: Projektet e inceneratorëve shpëtim për ndotjen
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të opozitës.
Ahmetaj thotë në një deklaratë për shtyp se projektet për inceneratorët do t’i bëjnë pas disa vitesh pronarë të investimit si Bashkinë e Elbasanit, ashtu edhe atë të Fierit, ndërsa për atë të Tiranës kontrata është në fazë diskutimi.
Ahmetja thotë se e mirëpret Lulzim Bashën në interpleancë për këtë çështje dhe hedh poshtë akuzat se nga këta projekte do të helmohen qytetarët, por sipas tij do të çlirohen nga ndotja mijëra njerëz.
Ai i bën thirrje kryetarit demokrat që përpara se të dalë në deklarata të tilla, të bëjë transparencë për 1 milion dollarët që ka paguar përmes kompanive offshore për lobim në Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan