Ahmetaj: Protesta dëmton imazhin e vendit


Ahmetaj: Protesta dëmton imazhin e vendit

15:45 24/04/2017 https://youtu.be/6KLc6yJODZY

Nisma e opozitës për të bllokuar në formë proteste për 1 orë rrugët kryesore të vendi, shihet nga ministri i Financave si një akt i cili është kundër interesit të Shqipërisë. Arben Ahmetaj doli jashtë komisionit të ekonomisë për të shpjeguar një vendim që deputetët miratuan për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar në turizëm nga 20 në 6% (grafik) e për të bërë analogjinë se qytetarët e kuptojnë kush punon në të mirë e në të keq të imazhit të vendit.

Kreu i Financave tha se ditën e mërkurë, qeveria do të miratojë propozimin për të rritur në 24 mijë lekë pagën minimale, duke sjellë më shumë të ardhura për familjet e varfra.

Sot paga e detyrueshme që punëmarrësi duhet të paguajë për punonjësit është 22 mijë lekë. Efektin direkt kjo nisëm do e japë të sektori i fasonëve, të cilëve 80% e shpenzimeve iu shkon për pagesën e rrogave.

Tv Klan






Të ngjashme