Ahmeti e Zaevi e “shqelmojnë” Ivanovin


Ahmeti e Zaevi e “shqelmojnë” Ivanovin

10:56 02/05/2017

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë refuzuar në mënyrë kategorike ftesën e presidentit Ivanov, të lëshuar natën kur u përgjakën deputetët e shumicës parlamentare.

Të dy kanë vlerësuar se presidenti Ivanov është pjesë e krizës dhe problemit, prandaj nuk është në gjendje të ofrojë zgjidhjen e ngërçit politik.

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se tentative për vrasje dhe likuidim në Parlamentin e Maqedonisë nuk do ta zmbrapsin dhe se do të vazhdoj proceset për formimin e qeverisë.

Edhe Ahemti ka theksuar se nuk ka kthim prapa. Ndërsa zyrtari i lartë amerikanë, Hojt Li ka theksuar se debati mund të zhvillohet në Parlamentin e Maqedonisë, ku edhe do të votohet qeveria e re reformatore. (INA)






Të ngjashme