Ajdareviç e Ramadani thirren në Kombëtare


Ajdareviç e Ramadani thirren në Kombëtare

16:04 03/11/2017

Emra të rinj në listën e publikuar nga Christian Panucci për miqësoren me Turqinë. Astrit Ajdareviç dhe Ylber Ramadani janë fytyrat e reja me Kombëtaren A. Ajdareviç i cili është me origjinë kosovare luan si mesfushor dhe aktualisht aktivizohet me AEK e Athinës.

27-vjeçari ishte pjesë e skuadrave të moshave të Suedisë dhe përfaqësues olimpike të vendit nordik. Ramadani që këtë sezon kaloi nga Partizani te Vejle në Danimarkë vjen nga Kombëtarja Shpresa. Rikthime për Sabjen Lilajn dhe Naser Alijin. Ky i fundit nuk ka ende ekip, ndërsa po stërvitet me Basel, në pritje të merkatos së janarit.

Trajneri Panucci nuk preferoi të grumbullojë Hysen Memollën dhe Emanuele Ndoj për miqësoren e 13 nëntorit që do të luhet në Antalia. Jashtë liste janë edhe Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. I pari sapo është rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa i dyti është ende në riaftësim. Mungon edhe Jahmir Hyka. Grumbullimi do të nisë të hënën e ardhshme.

Tv Klan






Të ngjashme