Ajeta Avdullaj sjell sfilatën “Verë 2000” (9 Korrik 2000)


Ajeta Avdullaj sjell sfilatën “Verë 2000” (9 Korrik 2000)

11:50 09/07/2000

Pallati i Kongreseve mbrëmë është shndërruar në një pasarele mode. 10 topmodele kanë sjellë përmes veshjeve të tyre, modën e re të verës 2000. Kjo është sfilata e stilistes së njohur Ajeta Avdullaj. Nëpërmjet veshjeve të stilit klasik ndërthurura me atë modern, janë paraqitur modelet e preferuara për verën e sivjetme. Stinë e cilësuar si e të gjitha ngjyrave përçoi mes veshjeve të mbrëmjeve, atyre sportive, por dhe e fustaneve të nusërisë.

81 veshjet e koleksionit “Verë 2000”, punuar me mjeshtëri nga Avdullaj, janë paraqitur për 1 orë e 30 minuta për admiruesit e modës brenda në sallë ku për të gjithë teleshikuesit kjo sfilatë do të transmetohet nga Televizioni Klan./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme