Ajeti shkon te Torino, mbrojtësi zhvilloi kontrollet mjekësore
Arlind Ajeti do të jetë lojtari i Torino në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares është parë në Qendrën e Mjekësisë Sportive për të zhvilluar kontrollet mjekësore.
Një lëvizje e shpejtë në merkato dhe firma pritet të hidhet shumë shpejt në kontratë. Ajetit i është ofruar një marrëveshje 3-vjeçare me mundësi zgjatje dhe për një vit tjetër. Paga e mbrojtësit të Kombëtares do të jetë 400 mijë euro në sezon.
Arlind Ajeti do të zëvendësojë Kamil Glik, i cili ishte edhe kapiteni në sezonet e fundit. Shqiptari thuhet se do t’i bashkohet Torino të dielën.
Ajeti pak ditë më parë refuzoi Pescara, ndërsa kërkohej edhe nga skuadra të tjera brenda dhe jashtë Italisë. Sezonin e kaluar Arlind Ajeti ishte pjesë e Frosinone në Serie A duke patur paraqitje të mira, madje duke shënuar edhe një gol. /TV KLAN