Ajsbergu gjigand shkëputet nga Antarktida


Ajsbergu gjigand shkëputet nga Antarktida

13:20 12/07/2017

Një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë është shkëputur nga Antarktida, raporton BBC. Ajsbergu ka një sipërfaqe rreth 6 mijë kilometër katrorë, sa ¼ e madhësisë së Uellsit.

Procesi i shkëputjes po vëzhgohej nga një satelit amerikan. Çarja e ajsbergut ishte përshpejtuar që prej vitit 2014. Rrymat dhe erërat e forta mund ta shtyjnë atë në veri të Antarktikut, ku mund të përbëjë rrezik për transportet detare.

Për këtë arsye, ai do të mbahet vazhdimisht në monitorim. Ajsbergu i quajtur “Larsen” është në mesin e 10 më të mëdhenjve të regjistruar ndonjëherë. Më i madhi i kapur nga satelitët quhej B-15 dhe kishte sipërfaqe 11 mijë km katrorë.

Në vitin 1956 u raportua se një anije e Marinës amerikane kishte hasur një objekt me sipërfaqe afërsisht 32 km katrorë, më e madhe se Belgjika. Në atë kohë, nuk kishte satelitë për të verifikuar madhësinë e saktë.

/tvklan.al






Të ngjashme