Ajsbergu “kërcënon” shtëpitë e një fshati


Ajsbergu “kërcënon” shtëpitë e një fshati

18:30 14/07/2018

Një ajsberg i madh ka lëvizur pranë një fshati në perëndim të Greenlandës, duke nxitur një evakuim të pjesshëm për të parandaluar përmbytjet.

Ajsbergu po duket mbi shtëpitë në një kep në fshatin Innaarsuit por është i qëndrueshëm dhe nuk lëviz gjatë natës, raportojnë mediat lokale.

Zyrtarët lokalë thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë të kësaj madhësie. Verën e kaluar, katër persona vdiqën pasi valët përmbytën shtëpitë në pjesën veriperëndimore të Grenlandës pas një tërmeti.

169 banorët të Inaarsuit që jetojnë më pranë ajsbergut janë zhvendosur, tha agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të akullnajave rrezikojnë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për cunami.

Në Qershor, shkencëtarët e Universitetit të Nju Jorkut publikuan videon e një ajsbergu masiv që shkëputet nga një akullnajë në Grenlandën lindore./tvklan.al 






Të ngjashme