Akademia e Arteve të Bukura – (19 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot në mbrëmje është hapur në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë konkursi i dytë i interpretimit të muzikës franceze. Ky konkurs është organizuar nga Akademia e Arteve, Ambasada Franceze në Tiranë, si dhe Ministria e Kulturës. Ndër sponsorët e shumtë të këtij aktiviteti janë INSIG dhe kompania ajrore ADA AIR.
Në fazën e parë seleksionuese kanë konkuruar 6 studentë nga më të mirët e Akademisë së Arteve, në zhanrin e muzikës klasike dhe asaj kontenporane franceze. Konkursi ka prezantuar përpara spektatorëve pjesë për pjesë piano, violin dhe violinçelë.
Ky konkurs pretendon të bëjë të njohur pjesët më të bukura të muzikantëve të njohur francezë./tvklan.al