Akademia e Rendit dhuron gjak për femijët talasemike (11 Janar 1999)
“Dhuroni gjak” është ftesa e drejtuar policëve të ardhshëm duke filluar nga dita e sotme. Në ambientet e Akademisë së Rendit është ngritur një pikë spitalore ku studentët e akademisë në mënyrë vullnetare kanë nisur të dhurojnë gjak. Vetëm gjatë ditës së sotme 34 studentë kanë dhuruar vullnetarisht secili nga 400 ml gjak.
Një prej mjekeve të qëndres spitalore shprehet : “ Deri më tani këtu në Akademinë e Rendit kanë dhuruar 34 studentë. Një nga objektivat kryesore të punës sonë është dhurimi vullnetar. Duke patur parasysh rreziqet që sjell tranfsuzioni i gjakut, si infeksionet e ndryshme, dhurimi vullnetar mbetet mënyra e vetme për eliminimin e këtyre rreziqeve dhe sigurimin e gjakut në mënyrë të sigurtë. Sasia e gjakut të dhuruar dhe destinacioni kryesor është për plotësimin e nevojave për fëmijët talasemikë”/tvklan.al