Akademia Ushtarake diplomon 90 studentë (01 Gusht 1998)
Në bekimin e Presidentit Mejdani sot u diplomuan 90 studentë të Akademisë së Mbrojtjes. Pas ekzekutimit të himnit fjalën e mori Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Ai vlerësoi përgatitjen e misionit të shenjtë të Akademisë së Mbrojtjes në përgatitjen e kuadrit ushtarak.
Në fjalën e përshëndetjes Presidenti Mejdani u shpreh se Shqipëria po tregon realizëm dhe gjakftohtësi në përballimin e situatës së krijuar në Kosovë. Në këtë ceremoni përshëndeti dhe komandati Majori Hilberg dhe këtë diplomim ai e konsideroi si suksesin e parë në bashkëpunimin shqiptaro- gjerman./tvklan.al