15:53 25/01/2014Një përpjekje kaotike për të manipuluar opinionin publik si dhe për të shmangur reagimin qytetar. Kështu e ka quajtur Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, konferencën e një ditë më parë të 5 ministrave të Shqipërisë e Maqedonisë.Drejtuesit e aleancës thanë se disponojnë dokumentet që vërtetojnë egzistencën e projekteve për devijimin e lumenjëve të Radikës e Vjosës.Duke i kërkuar qeverisë të bëjë të qartë qëndrimin e saj, aktivistët e Aleancës Kundër Devijimit të Lumenjëve ftuan qytetarët në një tjetër protestë.Shqetësimit të qytetarëve për devijimin e lumit radika i janë bashkuar edhe shume shoqata mjedisore e organizata te pavarura.