AKEP: Nuk ndalojmë dot numrat e paidentifikuar


AKEP: Nuk ndalojmë dot numrat e paidentifikuar

15:52 28/01/2014 AKEPKushdo në treg të zi mund të blejë një numër celular pa qenë nevoja të japë të dhënat e tij  personale.

Kjo është konstatuar nga vetë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, institucioni përgjegjës për monitorimin e tregut të komunikimeve. Drejtus të këtij institucioni thonë se tregtarë ambulantë i tregtojnë kartat   duke i rregjistruar të gjithë numrat në emrin e tyre personal pa qenë nevoja të dihet identiteti i përdoruesit të numrit.

Ky shqetësim u ngrit edhe nga organet  e rendit. Një ditë më parë, Ministria e Brendshme i kërkoi AKEP të  mbyllë  numrat që përdorën nga persona që nuk dihet identiteti i tyre, pasi mund të shërbejnë për kryejen e aktiviteteve kriminale. Për AKEP, zgjidhja e këtij problemi kërkon përfshirjen e disa institucioneve, duke filluar që nga vetë kompanitë celulare, organet tatimore si dhe policinë e shtetit.

Pavarësisht vështirësisë së zgjidhjes së kësaj problematike, drejtues të AKEP thonë se ka filluar puna për evidentimin e plotë të kësaj problematike, për të dalë më pas me një plan konkret veprimi. AKEP thotë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të  blejnë  kartat e telefonit vetëm në pikat e autorizuara.

 





Të ngjashme