AKM: 90% e plazheve me cilësi shumë të mirë


AKM: 90% e plazheve me cilësi shumë të mirë

14:23 08/06/2016

Nëse bregdeti shqiptar është ai që do të zgjidhni për pushime këtë vit, frekuentojeni pa frikë, sepse cilësia e ujërave, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është shumë e mirë, në 90% të pikave të monitoruara.

Tre janë pikat që ekspertët e mjedisit, ju rekomandojnë të mos shkoni pasi ndotja e ujit është në norma tejet të larta.

Krahasur me vitet e shkuara cilësia e ujërave larës është përmirësuar ndjeshëm. Shëngjini, Velipoja dhe bregdeti i jugut vazhdojnë të  kryesojnë si zonat më të pastra për sa i takon ujërave larës.

Tv Klan






Të ngjashme