AKM reagon pas raportit të KE për plazhet
Pas publikimit të raportit nga Agjencia Europiane e Mjedisit, se 50% e palzheve në Shqipëri janë jashtë standardeve ka reaguar Agjencia Kombëtare Mjedisit. Drejtori i Julian Beqiri ka sqaruar se raporti bën fjalë për mestaren e monitorimit në 4 vite dhe jo për gjendjen aktuale, e cila rezulton e përmirësuar.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka hedhur poshtë lajmin se vetëm 50% e ujërave të notueshme në Shqipëri përmbushin standardet. Kreu i kësaj Agjencie, Julian Beqiri, shprehet se raporti i Komisionit Europian dhe Agjencisë Europiane të Mjedisit, të cilit iu referohet ky lajm, flet për cilësinë e ujërave në 4 vite, duke kalkuluar mesataren e tyre.
Po ashtu, Beqiri thotë se raporti i Komisionit Europian iu është referuar të dhënave që janë dërguar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe në asnjë moment nuk është marrë mostra nga ujërat tanë për analizim. Edhe pse gjendja e plazheve në 2015 ishte e përmirësur krahasur me një vit më parë, për 2016 pritet që raporti të dal në mesin e muajit Qershor.
Tv Klan