AKM: Vetëm plazhi i Durrësit i ndotur
Nëse këtë verë vendosni të pushoni në bregdetin shqiptar duhet të bëni kujdes, nëse do të zgjidhni Durrësin.
Raporti vjetor i Agjencisë Kombëtare të mjedisit ka evidentuar ujërat larës në plazhin e Zhironit pranë Currilave dhe në zonën e plepave janë të ndotur.
Julian Beqiri:
Cilësia e Ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit, konkretisht në Plazhin Zhiron dhe pas Kanalit tek Plepat ku në bazë të analizave të kampioneve të marra, ujërat larës kanë rezultuar me një cilësi të keqe
.
Jugu i vendin vazhdon të sigurojë plazhe të pastra, e po ashtu edhe Lezha, Shëngjini e Velipojë.
“Nga analizat rezulton cilësi shumë e mirë në rreth 99 pika monitorimi pra mund të themi që plazhi mirëpret me një cilësi shumë të mirë uji të gjithë pushuesit”
Ndërsa cilësia e ujit është e mire, zona e rërës sipas raportit lë për të dëshiruar. Mungojnë koshat për hedhjen e mbeturinave si dhe informacioni që duhet t’u jepet pushuesve nga pushteti lokal me anë të tabelave ku të tregohet për cilësinë e plazheve.
/ TV KLAN