Akordohet kredia prej 64,1 milionë dollarë për kompaninë “Seament Shpk” (21 maj 2001)


Akordohet kredia prej 64,1 milionë dollarë për kompaninë “Seament Shpk” (21 maj 2001)

12:37 21/05/2001

Një kredi prej 64.1 milionë dollarësh është akorduar për kompaninë “Seament” shpk e cila merret me prodhimin e çimentos në Shqipëri. Me këtë rast në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë është mbajtur një konferencë për shtyp ku të pranishëm ishin dhe ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, Ermelinda Meksi.

Gjithashtu u nënshkrua dhe një marrëveshje e cila ka të bëje me një investim të përbashkët prej 30 milionë dollarësh nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare dhe po kjo shumë është dhënë dhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Berzh.”Dhënia e kësaj kredie do të ndihmojë prodhimin në vend të çimentos e cila aktualisht në 84% të rasteve importohet nga jashtë./tvklan.al






Të ngjashme