Akovatët e Berishës depozitojnë kërkesën e tyre në Prokurori (18 Dhjetor 1998)


Akovatët e Berishës depozitojnë kërkesën e tyre në Prokurori (18 Dhjetor 1998)

12:01 18/12/1998

Avokatët e Berishës kanë kërkuar përjashtimin e prokurorëve të çeshtjes së klientit të tyre nga hetimi. Me të mbërritur sot në orët e para të ditës në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësuesit ligjor të Opozitës e kanë cilësuar palën e akuzës si të paaftë në fillimin e procedurave të hetimit. Këtë kërkesë, e cila është depozituar menjëherë në kryesekretarinë e Prokurorisë, ata e mbështesin në një deklaratë publike grupit të prokurorëve specialë të bërë disa ditë pas 14 Shtatorit.

Në këtë material ish Presidenti i Republikës konsiderohet si kryeterrorist. Sipas avokatëve, ky cilësim bën pengesë ligjore për përfshirjen e këtij grupi prokurorësh në hetimin e akuzave të ngritura ndaj Opozitës. Vetëm disa ditë më parë Prokuroria i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratike që të paraqitej në zyrat tij me cilësinë e të pandehurit si organizator i kryengritjes së tre muajve më parë.

Ndaj këtij vendimi të cilësuar si një sulm ndaj vetë partisë, Berisha vendosi të shpallë mosnjohjen e organit të akuzës dhe mos paraqitjen për marrjen në pyetje për akuzën e formuluar për kryengritje. Pas depozitimit të kërkesës së tyre në Prokurori, tani avokatët e tij mbeten në pritje të fjalës së saj./tvklan.al






Të ngjashme