AKP: Testimi i klasave të 5 jo me detyrim
37 mijë nxënës të klasave të 5 në mbarë vendin i janë nështruar vlerësimit kombëtar për njohuritë e tyre në Matematikë, Gjuhë dhe Dituri.
Nxënësi:
“Ishte i lehtë, pak i vështirë, pyetje e me spec etj.”
Askush nuk ka guxuar të mungojë. ata thonë se ky testim vendos nëse ngelin apo kalojnë.
“Po ngelëm përsërisim vitin.”
Krejt të kundërtën thotë drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Provimeve.
Rezana Vrapi
,
drejtoreshë e AKP – së:
“Nuk është me detyrim, është vlerësim për të parë arritjet.”
Ky është viti i dytë që nxënësit e klasave të 5 i nënshtrohen këtij testimi, i cili nuk është me detyrim dhe as me notë. /TV KLAN