Aksi rrugor Qukës-Librazhd do të jetë gati në fund të muajit maj (23 Prill 2001)


Aksi rrugor Qukës-Librazhd do të jetë gati në fund të muajit maj (23 Prill 2001)

11:57 23/04/2001

Aksi rrugor Qukës-Librazhd, i gjatë 24 kilometra është drejt përfundimit nga firma maqedonase e ndërtimit “Mavrovo”. Drejtori i kësaj firme shprehet se fundi i maji do t’a gjejë të përfunduar superstradën. Mbi trase po hidhen shtresat e fundit të asfaltit. Pengesë serioze për përfundimin e shpejtë të punës në këtë superstradë është shpronësimi i pronarëve të objekteve, sidomos në qytetin e Librazhdit. Janë ndërtuar rreth 12 ura, ndërsa ura më e gjatë ndodhet në dalje të Librazhdit rreth 174 metra e gjatë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme