Aksident hekurudhor në Fier (12 Nëntor 1999)
Mbrëmë rreth orës 22.00 një tren mallrash me vagonë çisternë ka pësuar një aksident nga ku kanë dalë nga shinat 6 vagonë duke u anash rrëzuar. Në një kthesë pranë një ure në fshatin Krapë treni numër 70 ka dalë nga shinat duke çuar në shkëputje dhe rrëzimin e pesë vagonëve çisternë të mbushur me gas oil dhe një vagon të mbushur me solar.
Pak minuta pas ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të Fierit. Rezulton se ky tren udhëtonte me destinacion Ballsh-Lushnjë-Tiranë për llogari të degës së shpërndarjes së karburanteve Tiranë. Pas rrëzimit janë derdhur gazoil me vlerë 18 milion lekë. Përveç dëmit financiar dëmtimi ekologjik për zonën është kryesor. Prokuroria Fierake ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj