Aksident, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë në një aksident rrugor në Peqin. Automjeti me 6 famijarët doli nga rruga dhe përfundoi në kanal pranë aksit Bishqem-Kavajë.
Nga aksidenti humbi jetën Pranvera Mehmeti 31 vjeç, ndërsa drejtuesi Resat Mehmeti dhe 4 persona të tjerë ndodhen në spital jahstë rrezikut për jetën.
Personat që po udhëtonin me të njëtin automjet dyshohet se po ktheheshin nga një dasmë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është përdorimi i alkoolit dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
TV KLAN