Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë -Vorë (09 Nëntor 1998)
Autostrada Tiranë-Vorë e quajtur ndryshe autostrada e vdekjes, sot ka marrë dhe një jetë tjetër njeriu. Ditën e sotme një banor i fshatit Yrshek ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes me makinë e cila drejtohej nga një polic i komisariatit të Durrësit. Sipas dëshmitarëve okularë, 60 vjeçari ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës duke u mundur t’i shmanget dy makinave por është përplasur me të tretën megjithëse shoferi ka frenuar. Hetimet e para e nxjerrin drejtuesin e makinës të pafajshëm. Kjo autostradë nuk ka asnjë mbikalim apo nënkalim dhe fajtori i vetëm kryesor mbetet Ministria e Transporteve.
Pamje nga autostrada, vendi i aksidentit./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili