Aksidenti në Cërrik, arrestohet shoferi
25-vjeçari goditi motorin ku ndodheshin viktimat
Do të flasim tani për aksidentin që shënoi 2 viktima mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan – Cërrik.
Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e sotëm një 25-vjeçar që drejtonte automjetin tip Audi që përplasi motorçikletën ku udhëtonin viktimat.
Në aksident humbën jetën Ervis Driza 35 vjeç, drejtues i motorit dhe 56-vjeçari Fatos Qosa, i cili ishte pasagjer.
Tv Klan