Aksident me vdekje, humb jetën 30-vjeçari
Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Roskovec-Suk.
Sipas informacioneve, viktima po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë Ford Fiesta që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale R.H.
Drejtuesi i motorit mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, shoqëroi në komisariat drejtuesin e makinës për ta marrë në pyetje lidhur me shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al