Aksident me vdekje, humb jetën një 52-vjeçar
Një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet, në rrugën dytësore të Malit të Robit.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku shtetasi B.F., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasin me inicialet G. L., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Tvklan.al