
Aksident me vdekje, makina përplas këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, aksin rrugor Fier-Berat. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.
Një automjet tip “Toyota”, me targa AA 876 OF, që drejtohej nga 24-vjeçari Bako Telhaj, ka aksidentuar rëndë shtetasin K.B, 65 vjeç.
Ky i fundit ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Fier. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /tvklan.al