Shpejtësia, si e mori para automjeti punëtorin mirëmbajtjes së rrugës


Shpejtësia, si e mori para automjeti punëtorin mirëmbajtjes së rrugës

11:00 15/11/2016

Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve u aksidentua  për vdekje këtë të martë në autostradën Durrës – Tiranë.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 10:35, ku një  60-vjeçar u përplas nga një mjet tip “Benz”, në afërsi të mbikalimit të Kasharit.

Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

Shkak i aksidentit  dyshohet se qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte makina. Sipas policisë viktima ka qenë duke mbajtur një flamur sinjalizues për mjetet për t’i paralajmëruar se në rrugë, po kryheshin punime.

Por drejtuesi i makinës ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë duke marrë përpara punëtorin dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Autostrada Tiranë-Durrës është një nga akset ku kohet e fundit janë shtuar aksidentet sa i përket këmbësorëve.

Vetëm 10 muajt e fundit të këtij viti, në kanë humbur jetën disa këmbësor. Shkaku kryesor mbetet shpejtësia, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët si dhe mungesa e mbikalimeve./ TV KLAN






Të ngjashme