Foto nga vendngjarja/Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën dytësore të autostradës
Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 12:40 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, në afërsi të një universiteti privat.
Burime të policisë bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është Selman Ndreca, banues në Laknas, rreth 50 - vjeç. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ndaloi drejtuesin e mjetit me targë AA 645 NV, Eldis Molla, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Ndërkohëwww.tvklan.al
sjell foto nga vendi i ngjarjes./tvklan.al