Aksident me vdekje në Durrës
Një person mbeti i vdekur, pasi motori të cilin drejtonte u përplas me trafikndarësen e rrugës në unazën plepa Shkozet. Viktima është Tosi Jaupllari, 50 vjeç, i cili po udhëtonte me motorin me targa CAF 533.
Dyshimet e policisë janë se motori për shkak të shpejtësisë është përplasur me trafikndarës dhe më pas drejtuesi i mjetit është përplasur në asfalt.
Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i motorit, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Tv Klan