Aksident me vdekje në Fier
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelenë pasditen e sotme.
ABC News raporton se dy automjete Range Rover me targa AA 007 RB dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i Benzit, 48-vjeçari me iniciale A.M.
Ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i Range Rover, 55-vjeçari me iniciale A.A. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/tvklan.al