Aksident me vdekje në Itali, plagosen rëndë dy shqiptarët
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur të premten në autostradën 494 në Italinë veriore, pranë Vigevano-s.
Një “Volksvagen Passat” dhe një “Volksvagen Fox” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Viktimë ka mbetur 40-vjeçari italian, Antonio Gallo, i cili udhëtonte me makinën tip “Volksvagen Fox”. Ndërsa dy personat që udhëtonin me makinë tjetër, babë e bir, shtetas shqiptarë, janë plagosur rëndë.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ABC News