Aksident në Aerodromin e Kukësit, merr flakë avioni i NATO-s (12 Qershor 1999)
Një avion ushtarak britanik i forcave të NATO-s, C 130 nuk ka mundur të ulet në Aerodromin e Meteorit në Kukës dhe ka marrë flake por pa shkaktuar viktima. Ngjarja ka ndodhur rreth 23:15 të ditës së Premte ku avioni si pasojë e një difekti është përpjekur të ulet në afërsi të aerodromit duke u zvarritur për më shumë se 1,5 kilometra. Ai ka patur në bord 12 vetë ku vetëm njëri është në gjendje të rëndë.
Gjatë zvarritjes avioni ka djegur një sipërfaqe të mbjellë me grurë të fermerëve të Shtiqnit si dhe ka dëmtuar çatinë e një banese në ndërtim e sipër. Pas kësaj ngjarje mbi qytetin e Kukësit ka patur fluturime të shumta të helikopterëve të cilët kanë ndriçuar dhe zonën përreth ndërsa ushtarët e NATO-s kanë rrethuar menjëherë vendin e aksidentit duke mos lejuar afrimin e njerëzve apo të gazetarëve. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko