Aksident në aksin Elbasan – Gramsh (26 Janar 1999)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën kombëtare Elbasan-Gramsh. Si pasojë e ngricës një autobus udhëtarësh është ndeshur me një furgon mallrash, duke shkaktuar si pasojë disa të plagosur. Shoferi i një prej mjeteve që u përplas akuzon Ndërmarrjen e Riparimit të Rrugëve Elbasan që shpërdoron fondet që shoferët paguajnë nëpërmjet taksave./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame