Aksident në Don Bosko
Një automjet ka përplasur një 18-vjeçar në rrugën e “Don Boskos” në Tiranë.
I riu po kalonte rrugën kur u përplas nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese M. F. mesditën e së hënës.
Sipas policisë, 18-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore, ndërsa shoferja është shoqëruar në komisariat./tvklan.al