Aksident në Elbasan, përplasen dy makina (Video)
Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur në afërsi të shkollës Pedagogjikes në Elbasan. Një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me automjetin tip Fiat.
Si pasojë e kësaj përplasje të fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Përplasja e dy mjeteve ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të Elbasanit dhe rastësia ka shpëtuar kalimtarët që ishin duke ecur në trotuar në atë çast. /abcnews.al