Aksident në Greqi, humbet jetën shqiptari
Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Greqi pasditen e sotme. Ngjarja është regjistruar në orën 17:30 në zonën e Malgaron të Selanikut.
Sipas mediave greke, shqiptari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një automjet tjetër. Përplasja rezultoi fatale për 63-vjeçarin, i cili kishte pësuar plagë të rënda të cilat i shkaktuan vdekje.
Policia greke nisi hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. /
tvklan.al