Aksident në Kamëz – (23 Shkurt 1999)


Aksident në Kamëz – (23 Shkurt 1999)

11:51 23/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një 22-vjeçare humb jetën dhe një tjetër plagoset pas një aksidenti automobilistik. Në Institut Kamëz sot rreth orës 12, 16-vjeçari Ermand Lalaj ndërsa po udhëtonte me një autoveturë ka aksidentuar dy shtetase, Violeta Madani dhe Violeta Demushi. Nga shpejtësia e madhe që kishte në atë moment makina, 22-vjeçarja Violeta Madani ka vdekur në vend ndërsa Demushi është plagosur rëndë.

Edhe pse vetë 16-vjeçari Lalaj, i cili i aksidentoi i dërgoi në spital dy vajzat e reja. Mjekët kanë future në sallë për të shpëtuar jetën vetëm Violeta Demushin ndërsa për Violeta Madanin nuk kishte shpresa pasi ajo kishte vdekur tashmë. Madani e martuar, nënë e një fëmije 6-muajshe është lënë e vdekur në spitalin Ushtarak, ndërkohë që të afërmit e saj nuk e kanë mësuar akoma lajmin e kobshëm.

Mungesa jo vetëm e semaforëve por edhe të një polici të qarkullimit rrugor në rrugën e Kamzës kanë shkaktuar shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të aksidenteve vdekje prurës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme